Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit e Juan Asensio, nga Benoît Mérand (05/04/2017)

Photographie (détail) de Juan Asensio.
1711931134.jpgRappel : revue de presse de La Chanson d'amour de Judas Iscariote paru aux éditions du Cerf en 2010.










2673217447.jpgVoici la traduction en albanais de la critique que Benoît Mérand avait écrite sur ma Chanson d'amour de Judas Iscariote qui vient de paraître aux éditions Buzuku. Article et livre ont tous deux été traduits par Anila Xhekaliu, qui a déjà traduit plusieurs de mes notes, indiquées ici.


IMG_5996.jpgGjithmonë më është dukur se në letërsi shquajmë prirjen e asaj që vepra, me anën e fjalëve, ngjall diçka që lë gjurmë të thellë te lexuesi. Në këtë kuptim që mund të themi se Juan Asensio kultivon një prirje. Libri i tij nuk e lë indiferent atë që rreket të futet në këtë univers të vështirë e poetik për të cilin më e pakta që mund të themi është se është i veçantë. Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit futet në fakt tek veprat që nuk harrohen shpejt (e mbase aspak), ngaqë ato lënë një jehonë në krejt botën e brendshme – në këtë rast, atë të një shpirti që shprehet. Përse përdora fjalën rrekje? Ngaqë sa më shumë që i futesh leximit, nuk mund të mos hutohesh, gjersa përfundon duke pyetur veten: cili shpirt? Teksti a nuk përbën shumë folës? Duket sikur ka në të gjitha rastet shumë narratorë – tre, mendoj: një Judë – le të themi – bashkëkohës (atë që tek e fundit pëlqej), Judën e Ungjijve, në fund një komentues të figurës, që nuk është aspak një akademik, por që është megjithatë një i ditur, le të themi një shkrimtar biblioteke (nuk e kam lexuar Borges, por për personazhin e tij mendoj kur lexoj pjesët ku citimet formësojnë indin e tekstit). Para këtij narracioni të ndërlikuar, tentojmë, le ta pranojmë, të arrijmë në përfundime në mungesë të pikëpamjes, dhe të shikojmë te kjo të metën e tekstit, duke thënë me vete se autori do t`ia arrinte ta nënshkruante fjalën e tij në një strukturë letrare më klasike. Ngaqë, në fillim, presim realisht të lexojmë diçka që do t`i ngjante Shënimeve të nëntokës të Dostojevskit – që do të thotë, në të vërtetë, dhe për të qenë më i përgjithshëm, historinë e një shpirti, rrëfimin e tij. Ndaj nuk i zëmë besë në fillim përdorimit të tepruar e që na duket abuzues të citimit dhe komentit, gjë të cilën vetëm pak e nga pak e kuptojmë se është fakti i një zëri tjetër që shkëputet në mënyrë të paqartë nga ai i narratorit.
Në fund zëri i Judës ungjillor dëgjohet, duke shënjuar një thyerje më të qartë e zbuluar një trimëri stili të mallkuar që nuk e kam hasur kurrë veçse tek Bernanos, me fjali shumë të gjata, shumë të ritmuara, shumë oratore. Mandej vijnë citimet e komentet, dhe ato, çuditërisht, i pranon më mirë, më lehtë, më harmonishëm, fillojnë të të bëjnë të ndiesh nevojën e tyre pa mundur – unë, në çdo rast, nuk munda – t`i japësh shpjegim racional kësaj nevoje. Le të themi se përfundojnë duke u bërë pjesë e frymëmarrjes së tekstit, e barazpeshës së tij. E njëjta mbresë ngjallet sa i përket fjalorit. Në fillim, goditesh nga pasuria leksikore e tekstit, por në pikën sa kjo e fundit të duket thuajse shumë e qëlluar. Druan se po lodhesh, se mos po strehon një mbresë të gënjeshtërt apo të çuditshme. Mandej, qoftë se bëhen pak më të njohura, qoftë se mësohesh duke i dëgjuar (ngaqë, kështu i sugjeron titulli, është një tekst që e dëgjon duke e lexuar), fjalët e rralla shpërthejnë, si tek Leon Bloy; zbardhin tekstin në të njëjtën kohë që e bëjnë të kumbojë. Zënë vendin e tyre, të nevojshëm dhe të gjallë, në barazpeshën dhe harmoninë e tërësisë. Rregulli përfundimtar përkon (pak a shumë) me rregullin gjenetik? Pyet veten ngaqë vetëm pak e nga pak që stili merr formën e tij, lidhjen e tij, njësinë e tij. Stili është forca e madhe e kësaj vepre: me gjithë larminë e tij të brendshme (e lidhur me atë të narratorëve), duket sikur është ai që bashkon tërësinë. Duhet ditur: jo vetëm Juan Asensio shkruan shumë mirë (të tjerë arrijnë në këtë përfundim), por ka një stil (çka është më e rrallë), i cili i nënshtrohet veç kësaj ligjit paradoksal të të gjitha stileve të mëdha: është i mbrujtur me ndikime – përmenda Bernanos e Bloy, do të duhej të përmend gjithashtu Péguy, me përdorimin e përsëritjeve dhe fjalisë së gjatë – dhe është në të njëjtën kohë individual: i bukur, i vështirë, provokues.
32120510283_29dea71a7e_o.jpgNuk do të shprehem mbi sfondin, do të kishte shumë për të thënë aq i pasur është zhvillimi, dhe pa dyshim asgjë për të kundërshtuar, meqë asgjë, përfundimisht, nuk pohohet në mënyrë objektive e përfundimtare. Për këtë, do të them thjesht që një punë e tillë, e vendosur në një vijë majash mes krijimit letrar dhe meditimit filozofik, bën një sintezë origjinale që ia ka vlejtur mundimi i shkrimit, i shkrimit si të tillë, domethënë në një zhanër që, nëse nuk gabohem, nuk përcaktohet plotësisht, një zhanër që do ta vija me gjithë dëshirë në traditën e romantizmit kishtar, që kërkon e gjen paradoksalisht njësinë e vet tek një mosmarrëveshje mes dy dinamikave të kundërta: ezoterike e apokaliptike, njëra e tjetra të bëra të nevojshme nga vetë tema dhe zgjedhja e vetës së parë. Mbase ky ngurrim kurrë i prerë në mes, nga njëra anë, subjektivitetit, grumbullit të pyetjeve të pareshtura e pa përgjigje, mungesës së historisë, dhe, nga ana tjetër, thellimit të vazhdueshëm të problemit, sigurisë së pohimeve, shpëtimit te mallkimi, që i jep figurës së paarritshme fuqinë e tij sugjestive dhe besueshmërinë e mistershme. Ngaqë Juda na zbulohet këtu, por ashtu siç është, me dukjen e errësive ku ai fundoset, i pakapshëm. Sa më shumë t`i afrohemi, duke besuar ta kuptojmë më mirë këngën e tij e ta mbërthejmë, aq më shumë ai largohet. Mbetet jehona – jehona vetëm – e këngës së tij.

Lien permanent | Tags : littérature, critique littéraire, la chanson d'amour de judas iscariote, éditions du cerf, éditions buzuku, kënga e dashurisë e judë iskariotit, toutes les langues, anila xhekaliu | | |  Imprimer |